Zbulohen detaje të reja nga manifestimi i Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës

Zbulohen detaje të reja nga manifestimi i Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, të hënën, në orën 17:00 do të zhvillojë një manifestim për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe Kushtetutës, që pritet të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

TVT.al nga burime konfidenciale brenda Presidencës ka mësuar se tubimi do të zgjasë për dy orë, ndërsa si dekor do të ketë lule mimoza dhe flamuj kombëtar.

Presidenti Meta do të flasë në fund të manifestimit dhe do të jetë i vetmi personalitet politik që do të mbajë fjalën para qindra të pranishmëve që pritet të marrin pjesë nga e gjithë Shqipëria, por edhe diaspora.

Nga të njëjtat burime, mësohet se do ketë disa personalitete nga fusha e artit, medias dhe shoqërisë civile që do marrin fjalën.

Një prej tyre, do të jetë edhe regjisori Edmond Budina, një personalitet i artit dhe një aktivist i shquar, i angazhuar së tepërmi kohët e fundit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Mësohet se Presidenti u ka kërkuar forcave të policisë sa më pak efektivë në gatishmëri, pasi manifestimi pritet të zhvillohet në një klimë të qetë.

Nga ana tjetër, policia ka angazhuar në mbarëvajtje të protestës rreth një mijë forca policore, duke nënkuptuar se për organet e policisë pritet një pjesëmarrje e ngjashme me protestat e opozitës pranverën e vitit të kaluar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy