Ky është autori i vrasjes së komisarit Artan Cuku, policia: Na ndihmoni ta identifikojmë (VIDEO)

Ky është autori i vrasjes së komisarit Artan Cuku, policia: Na ndihmoni ta identifikojmë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e autorit të dyshuar të vrasjes së komisarit Artan Cuku. Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.

Njoftimi

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 prill 2017 ku humbi jetën ish-drejtuesi i Policisë Artan Cuku.

Policia kërkon ndërkohë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit "Melros", ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish-drejtuesin Cuku (VIDEO).

Lutemi qytetarëve se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299.

Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy