Baçe: Putin, një diktator që u kthye në njeri gjysmë të çmendur

Baçe: Putin, një diktator që u kthye në njeri gjysmë të çmendur

Akademiku Apollon Baçe e konsideroi presidentin rus Vladimir Putin një diktator që për shkak të humbjeve është kthyer në një njeri gjysmë të çmendur.

Gjatë intervistës në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Baçe shprehet:

70 për qind e rusëve quajnë të drejtë luftën dhe 15 për qind janë të lumtur. Aty ka një elitë, por është cipë shumë e hollë, siç mund të jetë edhe në Shqipëri. Tha do bëjmë denazifikimin e këtij vendi, kur ke president hebre, kur 4 persona i ka pasur në Holokaust nga familja e tij. Ai ka një bataljon nazist. Ka një propagandë 100 për qind false. Mentaliteti në Rusi është që çfarëdo thotë shefi është e drejtë. E gjithë lëvizja bëhet që deti i Zi të jetë det i rusëve. I janë vrarë 7-8 gjeneralë Putinit është një numër i madh. Në luftën në Afganistan vetëm një u vra. 9 janë hequr dhe 2 janë arrestuar. Kemi të bëjmë me një diktator që për shkak të humbjeve është gjysmë i çmendur. Mund të kenë instruktuar gabim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy