
Një oficer policie është sulmuar me thikë në qytetin jugor francez të Kanës.
Sipas “Reuters” një burim nga policia ka deklaruar se autori ka thënë se ka kryer sulmin në emër të profetit.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se polici kishte veshur jelek antiplumb dhe nuk ishte lënduar. Autori është arrestuar por nuk ka thënë asgjë për sulmin apo motivin e mundshëm për të cilin ka kryer sulmin.
Shqetësimet për krimin e dhunshëm dhe sulmet terroriste janë ndër shqetësimet kryesore të votuesve në prag të zgjedhjeve presidenciale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.



