621-vjetori i lindjes/ Përfaqësues nga trevat dhe diaspora bashkë në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë

621-vjetori i lindjes/ Përfaqësues nga trevat dhe diaspora bashkë në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë

Lezha përkujtoi heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në 621-vjetorin e lindjes së tij.

 

 Me këtë rast, u organizua një veprimtari përkujtimore në Memorialin e Skënderbeut, ku morën pjesë autoritete lokale, qytetarë, si dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe diaspora.

 

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Eueda Molla, dhe prefekti i qarkut Lezhë, Taulant Malshi, vlerësuan figurën dhe kontributin e Skënderbeut në historinë e kombit shqiptar.

 

Aktiviteti, i organizuar nga Bashkia Lezhë, u përshëndet edhe nga përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë historike dhe të frymës së bashkimit kombëtar.

 

Veprimtaria u mbyll me një koncert muziko-letrar, duke e kthyer këtë përvjetor në një moment reflektimi, krenarie dhe bashkimi për të gjithë shqiptarët.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy