
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka përkeqsuar ekonominë e Shqipërisë. Nëpërmjet një deklarate për mediat ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se e përbashkëta e raportit të BE-së, FMN-së dhe DASH për klimën e biznesit është se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin perëndimor.



