Ndahet nga jeta albanologu Robert Elsie

Ndahet nga jeta albanologu Robert Elsie

 

Studiuesi dhe albanaologu i njohur kanadez, Robert Elsie, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Elsie njihet si një nga studiuesit dhe më të mirë të kulturës dhe historiografisë shqiptare. Si shkrimtar, përkthyes dhe albanolog, ai ka lënë pas një numër të madh botimesh, artikujsh dhe studimesh.

Biografia

Lindi më 1950 në Vankuver, Kanada. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe të gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universitwt Berlin), në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (École Pratique des Hautes Études) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978. Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon dhe nga 2002 deri 2013 për Tribunalin e Hagës. Është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Botimet

"Dialect relationships in Goidelic, A study in Celtic dialectology" 1986

"Dictionary of Albanian Literature" 1986

"Migjeni, Freie Verse" 1987

"Einem Adler gleich, Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenëart" 1988

"The Pied Poets, Contemporary verse of the Transylvanian and Danube Germans of Romania." 1990

"An Anthology of Sorbian Poetry" 1990

"Migjeni. Free verse" 1991

"Anthology of modern Albanian poetry An Elusive eagle soars" 1993

"Albanian folktales and legends" 1994

"History of Albanian literature" 1995

"Një fund dhe një fillim" 1995

"Studies in modern Albanian literature and culture" 1996

"Histori e letërsisë shqiptare" 1997

"Kosovo. In the heart of the poëder keg" 1997

"Konstantinos Kavafis" 1997

"Konstantinos Kavafis" 1999

"Evliya Çelebi in Albania and adjacent regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid)" 2000

"A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture" 2001

"Flora Brovina. Call me by my name" 2001

"Histori e letërsisë shqiptare botimi dytë" 2001

"Albanian folktales and legends" 2001

"Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla). Free Verse" 2001

"Der Kanun" 2001

"Jean-Claude Faveyrial. Histoire de l'Albanie" 2001

"Reisen in den Balkan" 2001

"Handbuch zur albanischen Volkskultur" 2002

"Gathering clouds: the roots of ethnic cleansing in Kosovo and Macedonia" 2002

"Gjergj Fishta. The Highland Lute: the Albanian national epic" 2003

"Berit Backer. Behind stone walls" 2003

"Eqrem Basha. Neither a wound nor a song" 2003

"Early Albania" 2003

"Historical Dictionary of Albania" 2004

"Songs of the Frontier Warriors: Këngë Kreshnikësh" 2004

"Tales from old Shkodra" 2004

"Zhan Klod Faveirial. Historia (më e vjetër) e Shqipërisë" 2004

"Historical Dictionary of Kosova" 2004

"Visar Zhiti. The condemned apple" 2005

"Albanian literature: a short history" 2005

"Gjergj Fishta. The Highland Lute (Lahuta e Malcís)" 2005

"Leksiku i kulturës popullore shqiptare" 2005

"Balkan Beauty, Balkan Blood: Modern Albanian Short Stories" 2006

"Letërsia shqipe: një histori e shkurtër" 2006

"Bajazid Elmaz Doda: Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra (Mazedonien)" 2006

"Fatos Kongoli: The Loser" 2007

"Writing in Light: Early Photography of Albania and the Southern Balkans / Dritëshkronja: fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani" 2007

"Udhëtime nëpër Ballkan: Kujtime nga jeta e Franc Baron Nopca" 2007

"Azem Shkreli: Blood of the Quill. Selected Poetry" 2008

"Edëard Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans" 2008

"Evlija Celebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje" 2008

"Azem Shkreli: Blood of the Quill. Selected Poetry" 2008

"Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849" 2008

"Ornela Vorpsi: The Country Where No One Ever Dies" 2009

"Albania and Kosova in Colour, 1913 / Shqipëria dhe Kosova në ngjyra, 1913" 2010

"Historical Dictionary of Albania" 2010

"Historical Dictionary of Kosovo" 2011

"Fjalor historik i Kosovës" 2011

"Fjalori historik i Shqipërisë" 2011

"Leo Freundlich: Die Albanische Korrespondenz - Agenturmeldungen aus Krisenzeiten" 2012

"Biographical Dictionary of Albanian History" 2013

"The Cham Albanians of Greece: a Documentary History" 2013

"The Balkan Wars: British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire" 2013

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy