Shtimi i tregut të këmbimit valutor/ Muja: Është treg i lirë, nuk mund të vijë nga rregullatori ose ligji

Shtimi i tregut të këmbimit valutor/ Muja: Është treg i lirë, nuk mund të vijë nga rregullatori ose ligji

Si bëhet sot formalizmi i tregut të lirë, në kohën kur këmbimi valutor, dhe pastrimi i parave është shtuar dukshëm.

Për presidenten e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Arlinda Muja, me gjithë shtimin e madh të pikave të këmbimit valutor, në tregun e lirë, sot nuk mund të kërkohet një numër i caktuar për këto pika.

Sipas saj, kjo është konkurrencë e lirë dhe se nuk mund të vij nga rregullatori ose ligji.

Unë kur e pashë numrin e kisha të pamundur se si mund të mbikëqyreshin kaq shumë pika valutore. Unë mendoj se në tregun e lirë, ti nuk mund të përcaktosh limitet përsa i përket bizneseve që duhet të përcaktojnë një industri të caktuar.

Nëse këto pika janë hapur dhe janë licensuar është se i ka kërkuar tregu. Është vetëm tregu që ndikon shtimin apo reduktimin e këtyre pikave. Unë nuk e shoh si diçka që duhet të vij nga rregullatori, që duhet të vij nga ligji, konkurrencë e lirë dhe sigurisht i përgjigjet konkurrencës se tregut dhe mesa duket këto janë kërkuar.  

Nuk e shoh si diçka që duhet limituar numri ose të limitohet aktiviteti i një industrie të caktuar,

Nuk ka asnjë ligj që pengon një numër të caktuar, nëse kanë kushte, i është dhënë licenca, sigurisht bëhet më e vështirë mbikëqyrja por është diçka që mesa duket BSH e ka marrë përsipër.

Lidhur me mungesën e fiskalizimit në këto pika, Muja thotë se ky është proces që do kohën e saj, dhe se do ta përfshijë më vonë tregun e këmbimit valutor.

Unë mendoj se fiskalizimi është një proces shumë i mirë, porse nuk ka përfunduar jo vetëm për këto pika por nuk është i plotë edhe për shumë veprimtari të tjera.

Si çdo proces i ri, apo proces digjitalizimi, edhe kur bëhet ne bizneset tona, sigurisht se nuk janë të plota, dhe duhen kohë sigurisht që të përmirësohen.

Nuk mendoj se është zgjedhje për ti lënë jashtë, mendoj se është një proces që do ti përfshijë më vonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy