10 persona janë arrestuar pasi një sasi droge me një vlerë tregu prej 750 mijë paund, u sekuestrua në disa operacione të zhvilluara nga autoritetet në Gloucestershire të Anglisë.
Sipas BBC, oficerët bastisën 11 prona në Gloucester dhe Cheltenham, si dhe 4 lavazhe përgjatë dy ditëve të fundit.
8 persona nga Gloucester u arrestuan, të moshës 20 – 33 vjeç, një 21 – vjeçar nga Norwich dhe një tjetër 34 – vjeçar nga Essex.
Një vajzë 17 – vjeçare u gjet duke punuar në “kushte të papërshtatshme”. Ajo u mor në mbrojtje nga autoritetet.
Operacionet e zhvilluara të mërkurën dhe të enjten ishin pjesë e operacionit Cleveland, që nisi pas të dhënave që autoritetet britanike morën për banda të krimit të organizuar që operonin në vend.
Policia e Gloucestershire tha se në 6 prona ishin zbuluar fabrika kanabisi, në Gloucester dhe Cheltenham dhe se në disa prej tyre ishin gjetur “anëtarë të bandave shqiptare kriminale”.



