Sadri Ramabaja, drejtor i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se protestat që po zhvillohet në Tiranë është një protestë model ku tashmë është artikuluar qartë që kërkohet një Shqipëri e re jashtë establishmentit të vjetër.
Sipas Ramabajës qeveria po përdor elementë të luftës hibride për të etiketuar protestuesit.
Prej ditës së djeshme protestuesit kanë shprehur qartë kërkesat politike. Veç tërheqjes së Ramës janë sjellë kërkesat e pastra politike që nënkuptojmë që kemi të bëjmë me një vullnet për një Shqipëri jashtë establishmentit të vjetër.
Jo vetëm Shqipëria, gjithë hapësira shqiptare përballet me luftën hibride. Qeveria ka përdorur elementë të luftës hibride për t’i cilësuar protestuesit herë të nxitur nga Greqia, e herë nga Serbia. Lufta është kthyer në boomerang se qytetarët i kanë përvetësuar kërkesat e protestuesve dhe ka fituar peshë politike. Kemi të bëjmë me protestë popullore, me protestë model. Është protestë madhështore. Lufta hibride mund të përdoret për të infiltruar elementë të ndryshëm, por organizatorët janë treguar të kujdesshëm. Është detyrë e sigurisë të mos lejojnë elementë të tillë të infiltrohen në protestë.
Protesta ka sjellë një element të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për shpresa të reja, Shqipëri të re dhe elementë që duan të ruajnë status quo-në. Këtë duan ta ruajnë dhe PS-ja dhe PD-ja.
Rama e ka humbur racionalitetin e të gjykuarit politik. Shqipëria është atdheu i gjithë shqiptarëve.
Pikat e kërkesës së protestuesve i lexoi një prej ish-ushtarëve të UÇK. Kemi të bëjmë me elementë të pastër patriotikë që nuk influencohen as nga partitë e majta as të djathta, as në Prishtinë e as në Tiranë.



