Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur gjatë natës objektet e Hezbollahut në jug të Libanit.

Ngjarjet e mbrëmshme i bëri me dije IDF, e cila u citua nga "The Times of Israel".
Sipas ushtrisë, objektivat përfshinin një ndërtesë të përdorur nga grupi terrorist në Aitaroun dhe infrastrukturën në Blida, Yaroun dhe Tayr Harfa.
Ushtria thotë se bombardoi gjithashtu me artileri zonat pranë Labbouneh dhe Shihine.



