Qytetarët të cilët janë gjobitur gjatë perudhës së izolimit si pasojë e pandemisë, nga data 1 mars deri më 1 qershor për tejkalimin e afatit të qëndrimit në shtetet e huaja, duhet të aplikojnë për rimbursim deri më datë 10 dhjetor.
Sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të gjithë ata persona që kanë aplikuar por që ende nuk kanë plotësuar mangësitë e dokumentacionit të tyre duhet t'i dërgojnë ato pranë kësaj drejtorië përmes shërbimit postar ose nëpërmjet adresës së email-it (ankesa@tatime.gov.al) brenda afatit.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
Çdo individ, qytetar shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të dërgojë:
- mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar,
- formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare;
- vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit);
- fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);
- të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN);
- numër kontakti personal ose adresë email.



