Pezullohet lundrimi i anijeve nga moti i keq (VIDEO)

Pezullohet lundrimi i anijeve nga moti i keq (VIDEO)

Shirat e dendur kanë sjellë probleme në portet e vendit. Lundrimet për anijet e peshkimit në Portin e Durrësit dhe të Vlorës janë pezulluar për shkak të motit të keq dhe stuhive që kanë filluar në zonat bregdetare.

Mësohet se kapiteneria e Vlorës dhe e Durrësit ka dhënë urdhër që anijet e tonazhit të vogël të anulojnë lundrimin, ndërsa tragetet të shtojnë masat e sigurisë për ekuipazhet e tyre. 

Në portin e Durrësit nuk ka patur vonesa për mjetet e lundrimit, të tre tragetet e linjës Bari-Durrës me 1100 udhëtarë në bord mbërritën në mëngjes pa vonesa.

Ndërkohë në Vlorë trageti i linjës Vlorë – Brindizi, është ankoruar me disa orë vonesë për shkak të erës së fortë që kishte një shpejtësi prej 15-20 m/sek, dhe deti shënon forcën 7 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy