Basha: Shteti policor i Ramës po “mbyt” biznesin e ndershëm

Basha: Shteti policor i Ramës po “mbyt” biznesin e ndershëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzon qeverinë se po godet bzinesin e ndershëm me kontrolle dhe taksa, duke mos cenuar oligarkët, të cilët përfitojnë privilegje nga pushteti.

Ndërsa bizneset e vogla dhe të ndershme goditen me policë dhe me taksa të larta, miqtë e qeverisë, klientët e saj dhe oligarkët e Ramës gëzojnë ligje speciale për ulje taksash”, u shpreh Basha gjatë një takimi në Pogradec.

Sipas Bashës, konkurrenca e pandershme po u kushton shtrenjtë bizneseve, të cial detyrohen të ulin qepenat, duke rritur edhe numrin e të papunëve.

Sot biznesi i vogël ka ulur qepenat, i falimentuar nga TVSH 20 perqind. Sot papunësia është në nivelet më te larta, sepse bizneset po mbyllin dyert prej konkurencës së pandershme dhe taksave të larta. Sot konsumi është në minimum, sepse shqiptarët janë më të varfër. Kryeministri që përdor policinë për të grabitur zgjedhjet e për të mbajtur pushtetin, që e dërgon në dyert e biznesit, që policinë e ka kthyer në kompani private nën shërbimin e tij personal, nuk e ka jetën politike te gjatë. Fundi i këtij shteti policor është i afërt dhe është zotimi im si kryetar i Partise Demokratike për të hequr kërbaçin nga biznesi e për të rikthyer konkurrencën e lirë”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy