
Kryeministri Rama ndodhet në SHBA për një vizitë, vetëm pak ditë pasi Shqipëria mori mandatin dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Rolin e saj si bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara, analisti Arjan Curri e sheh si pa ndonjë peshë.
Rama bashkëpenëmbajtës dhe shoqëruesit e tij çantëmbajtës. Në rendin e ri botëror drejtojnë 4-5 pole pushteti: Amerika, SHBA, Kina, Franca. Shtetet e tjera bëhen bashkëpenëmbajtëse, bashkëçantëmbajtëse. Pra ne nuk është se marrim ndonjë vendim, që të mund të themi që pa e mbajtur mirë penën Rama, Putini tërhoqi trupat. Nuk mund të hysh mes dy superfuqive dhe të bësh sikur negocion. Është qesharake që ne ta besojmë dhe të themi lum ne.



