Trump kërcënon sërish TikTok: Po ju vëzhgojmë

Trump kërcënon sërish TikTok: Po ju vëzhgojmë

"Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë TikTok", kështu ka thënë Donald Trump, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, TikTok, rrjeti social i menaxhuar nga kompania kineze ByteDance, "aktualisht është nën kontroll, dhe së shpejti do të ketë rekomandime".

Shtëpia e Bardhë në ditët e fundit ka kërkuar që TikTok të vendoset në “listën e zezë” të kompanive të ndaluara në SHBA, siç është Huawei.

Në mbrojtje të TikTok foli qeveria kineze. Kina "nuk ka interes të ndërhyjë dhe nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-së", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, duke përsëritur pozicionin e Pekinit dhe duke akuzuar Shtetet e Bashkuara që synojnë të shkatërrojnë kompanitë kineze.

Pretendimet për ndërhyrje ndaj TikTok janë "vetëm një çoroditje", shtoi Wang, pasi një grup senatorësh të Partisë Republikane Amerikane drejtuan gishtin në TikTok nga frika e ndërhyrjes në fushatën zgjedhore presidenciale në nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy