
Mjetet më të njohura të inteligjencës artificiale në botë mundësohen nga programet OpenAI dhe Meta që tregojnë paragjykime ndaj grave, thuhet në një studim të publikuar sot nga UNESCO.
Lojtarët më të mëdhenj në fushën shumë miliarda dollarëshe të inteligjencës artificiale “trajnojnë” algoritmet e tyre në sasi të mëdha të dhënash të nxjerra kryesisht nga interneti, gjë që lejon mjetet e tyre të shkruajnë në stilin e Oscar Wilde ose të krijojnë imazhe të frymëzuara nga Salvador Dali, vëren studimit.
Por rezultatet e tyre shpesh janë kritikuar për pasqyrimin e stereotipave raciale dhe seksiste, si dhe për përdorimin e materialeve me të drejtë autori pa leje.
Ekspertët e UNESCO-s testuan algoritmin Llama 2 të Metës dhe GPT-2 dhe GPT-3.5 të OpenAI, programi që fuqizon versionin falas të chatbot-it popullor ChatGPT.
Studimi zbuloi se çdo algoritëm, i njohur në industri si Modele të Mëdha Gjuhësore (Llm) - tregoi “prova të qarta të njëanshmërisë ndaj grave”.
Në veçanti, programet gjeneruan tekste që lidhnin emrat e grave me fjalë të tilla si “shtëpi”, “familje” ose “fëmijë”, por emrat e burrave ishin të lidhur me “biznes”, “rrogë” ose “karrierë”. Për më tepër, ndërsa burrat portretizoheshin në punë me status të lartë si mësues, avokatë dhe mjekë, gratë shpesh ishin prostituta, kuzhiniere ose shërbyese.



