Nga Lezha kreyeministri Rama tregon arsyen pse është ngujuar opozita në bunker

Nga Lezha kreyeministri Rama tregon arsyen pse është ngujuar opozita në bunker

Nga Lezha ku zhvilloi një takim me të rinjtë e këtij qarku, të cilët janë votues për herë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit, kryeministri Edi Rama lëshoi akuza në drejtim të opozitës, që sipas tij është ngujuar në një bunker plastmasi për t’i shpëtuar drejtësisë.

Kreu i qeverisë tha se PD është ngujuar në çadër vetëm për një arsye; frikën se do të pushohen nga puna gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

“Përshëndetje, mirë se ju gjeta, faleminderit nga kjo mikpritje e jashtëzakonshme. Në këtë shesh vetëm 4 vjet më parë ishte pirgje me plehra, dhe varri i heroit tonë kombëtar ishte fshehur pas plehrave. Ky nuk mjafton, pasi ka ende zona të tjera, qoftë në bashkinë e Lezhës, të Mirditë, ku era e ndryshimit nuk ka mbërritur. Ku akoma njerëzit vuajnë për një rrugë, për të çuar fëmijët në shkollë. Por parafytyrojini se ku kemi qenë. Qendra e Mirditës, ju e mbani mend mirë, si ishte rruga për të shkuar aty. Mbani mend mirë se si ishte pllakosur në këto vende hija e dëshpërimit. Ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe atyre që janë ngujuar në bunkerin e plastmasit, kanë frikë nga drejtësia. i lanë të gjitha komunat e Shqipërisë pa asnjë hapësirë të vetme. Ata që sot janë ngujuar në atë bunker, kanë një arsye të thjesht, nuk duan që ne të gjithë sëbashku, populli i mbarë, pavarësisht bindjeve politike, në 18 qershor, do pushojmë nga puna prokurorët dhe gjyqtarët e korruptua. Ata nuk duan që ky popull, pas 27 vitesh në thundrën e padrejtësie, nëpër gjykata për pronën, për të drejtën elementare të çlirohen nga kthetrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do jenë të parët që do përgjigjen para ligjit për të gjitha padrejtësitë që kanë bërë”, tha Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy