Kievi dhe Uashingtoni kanë rënë dakord mbrëmjen e kësaj të marteje mbi kushtet e një marrëveshjeje që u jep kompanive amerikane akses në mineralet strategjike ukrainase.
Kështu bën me dije një ukrainas për AFP.
“Klauzolat e pafavorshme të kësaj marrëveshjeje, e cila mund të nënshkruhet të premten, janë hequr nga Uashingtoni”, thotë po i njëjti burim.
Presidenti i SHBA Donald Trump donte që marrëveshja të kompensonte Uashingtonin për ndihmën ushtarake dhe financiare të dorëzuar tashmë, dhe administrata e tij ka rritur presionin ndaj udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky për të nënshkruar dokumentin.



