Si ndodhi vrasja në Memaliaj/ Viktima plagosi 25-vjeçarin, vëllezërit e tij i morën jetën. Tre të arrestuar dhe dy në kërkim

Si ndodhi vrasja në Memaliaj/ Viktima plagosi 25-vjeçarin, vëllezërit e tij i morën jetën. Tre të arrestuar dhe dy në kërkim

Zbardhen rrethanat e ngjarjes, ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri Endri Goxhaj dhe mbeti i plagosur Dario Nelaj.

 

Si rezultat i hetimeve, u vunë në pranga Dali Nela, 25 vjeç dhe Aldo Kalemi, 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Ermal Mataj, 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Donald Nela, 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi Mario Nela, 28 vjeç, të dy për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin Julian Kalemi, 44 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, si dhe për shtetasin Gëzim Qëndraj, 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Kanosja”.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit Donald Nela, Mario Nela, Dario Nela, Aldo Kalemi dhe Julian Kalemi, si dhe shtetasit Gëzim Qëndraj dhe Endri Goxhaj.

 

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi Endri Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Dario Nela, i arrestuar tashmë, i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Më pas, dy vëllezërit e shtetasit Dario Nela, dy shtetasit e shpallur në kërkim, Donald Nela, 29 vjeç dhe Marioldo Nela, 28 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Endri Goxhaj, i cili, si pasojë humbi jetën gjatë transportimit në spital.

 

Të dy këta shtetas janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.

 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën dyshohet se Endri Goxhaj plagosi shtetasin Dario Nela, një krehër me fishekë, municion luftarak, dy automjete, dy motomjete, 4 celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy