12 të vdekur nga një shpërthim në një xhami në Bangladesh

12 të vdekur nga një shpërthim në një xhami në Bangladesh

Të pakten 12 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetra të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një shpërthimi në një xhami në Bangladesh. Shpërthimi mendohet se ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Kjo ngjarje e cila pritet të ketë pasoja edhe më të rënda, për shkak se 25 të tjerë të lënduar kanë 70-80 për qind djegie në trupin e tyre ndodhi në provincën qendrore të Narayanganj gjatë faljes të së Premtes në mbrëmje.

Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes, rrjedhja e gazit hyri në xhami. Shpërthimi u shkaktua më pas nga një shkëndijë, që vinte nga një kondicioner që u ndez papritmas pas një ndërprerje elektrike.

Dëshmitarët thonë se besimtarët e mbledhur në xhami u goditën nga një "top zjarri".

Personat e plagosur u transportuan në një spital në Daka, i cili specializohet në djegie të mëdha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy