
Gazetari Blendi Fevziu në emisionin ‘Të Paekaspozuarait’ në MCN TV ka komentuar për zgjedhjet parlamentare u shpreh se PS është dukshëm përpara PD, teksa shtoi se vota e diasporës mund të jetë një tjetër problem për opozitën.
Ai tha se problemi kryesor këtu qëndron në faktin nëse ketë një lider të vërtetë politik, sepse këta të rinjtë që dalin përfundojnë si kopje të Berishës dhe Ramës.

Sipas një sondazhi ka një rritje të PD që është më shumë se sa ka qenë në gusht kjo pas daljes së Berishës. PD është në një kuotë të caktuar, PS po ashtu. Për momentin PS është dukshëm përpara, nuk mendoj se PS mund të rritet më shumë se ajo përqindje që ka, por për PD nuk e di.
Zgjedhjet janë shumë të vështira. Rama ka një sistem të tijin, ndërsa vota e opozitës është deficitare sepse qeveria ka më shumë mundësi financiare, dhe vota e diasporës mund të jetë një problem për opozitën. Unë i bëj thirrje çdo qytetari të diasporës që të votojë dhe ta ushtrojë këtë të drejtë sepse votat e tyre mund të ndryshojnë rrjedhën e politikës.
Kam pritur gjithmonë që të shfaqet një lider i ri sepse këta që dalin kthehen në kopje të Berishës dhe Ramës, por unë them a ka një njeri që të krijojë shpresë dhe të sjellë një frymë normale. Problemi kryesorë ky është a do ketë një lider të vërtetë.



