
Sheki Useini është mjeshtri i meditimit një fushë kjo e lëvruar veçmas viteve të fundit, i lindur nga Tetova e Maqedonisë së Veriut që veprohen në Zvicër
Në një intervistë për programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, ai tregon se si meditimi u bë pjesë e jetës së tij dhe se si ia ka ndryshuar atë që në fëmijëri.
E gjitha ka ndodhur spontanisht, unë mendoj se kam lindur duke medituar. Që në fëmijëri kam pasur një qasje ndryshe ndaj jetës, temave të ndryshme, njerëzve natyrës, dhe jo në perceptim tjetër në mënyrë logjike nga të tjerët.
Unë mendoj se në gjithçka ka jetë, nuk besoja në teorinë e energjisë, unë i besoja por nuk kisha një shpjegim racional por e ndjeja se kam të drejtë në atë që unë besoj. Kisha një lidhje të ngushtë me natyrën, me pemët, me drunjtë dhe një moment kur po përqafoja drunjte, dikush më pa dhe shkuan e i thanë prindërve të mi, ata ishin mërzit, dhe babi më tha të më çonim në një psikiatër. Askush nuk e besonte sepse unë ndërkohë kisha të gjitha 5sa, dhe në anën tjetër mendonin se nuk jam mirë.
D.m.th. luftë e parë e kam pas me prindërit, por më vonë kur fillova artet marciale në Tetovë, ato lidhen bashkë, dhe sikur filluan të më kuptonin.
Prandaj them se prindërit nuk duhet tua imponojnë fëmijëve të tyre idetë, profesionet, por t’i lënë të bëjnë vet zgjedhjen e vet.
Mjeshtri i meditimit, ndan eksperiencën e qëndrimit 45 ditor në Ashramin ‘Osho’, në Indi dhe leksionet e jetës që ai mori në këtë fushë.
Shkuarja ime në Ashramin “Osho”, ka pas një koncept të rëndësishëm. Ne, medituesit profesional besojmë se gjithçka ndodh në kohën dhe vendin e duhur dhe nuk i sforcojmë gjërat.
Kërkesa ime e parë për të shkuar në Indi, erdhi e brendshme, në vitin 2015, fillimisht vjen si dëshirë, më pas transformohet dhe kalon në siklet bë detyrim të brendshëm, një shtysë që duhet ta bësh,
Kur kam shkuar në Indi, më thanë para se me u fut aty, më thanë të firmos që nëse vdes, dhe kufoma do të digjet, ishte pjesë e kontratës nëse ndodh dhe më duhej të firmosja, ishte nënshkrimi më i ftohtë që kam bërë ndonjëherë.
Tani kur e mendoj të gjitha veprimet që mësova atje, kanë qenë në favor të rritjes dhe zhvillimit tim profesional.



