Raportimet e përdoruesve: iPhone-t e rinj kanë probleme me karikimin

Raportimet e përdoruesve: iPhone-t e rinj kanë probleme me karikimin

Të paktën njëqind përdorues të iPhone-it të ri Xs dhe Xs Max kanë shkruar në faqen e suportit të kompanisë Apple në lidhje me prbolemet që kanë hasur me karikimin e tyre. Në disa raste, futja e kabllit nuk ka bërë të mundur nisjen e procesit të rikarikimit të baterisë.

Problemi ndodh më shumë në rastet kur përpjekja për ta karikuar pajisjen bëhet gjatë kohës kur ekrani është i fikur.

Ndërsa duke e ndezur ekranin fillimisht,  telefoni e njeh kabllon dhe nis procesin e karikimit të baterisë. Përdoruesit të tjerë kanë raportuar se, pas lidhjes me prizën elektrike, smartfoni bllokohet. Ky mosfunksionim u shfaq nga ekipi i Unbox Therapy në një video në YouTube.

Vështirësia duket të jetë e lidhur me një problem softuer, dhe jo me harduerin e iPhone Xs. Ky lloj defekti në të vërtetë është raportuar edhe në iPhone-t e vjetër, në të cilët u përditësua iOS 12, versioni më i fundit i sistemit operativ të Apple.

Problemi mund të zgjidhet nga Apple nëpërmjet një përditësimi të thjeshtë të softuerit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy