Një zjarr është shënuar mëngjesin e sotëm në spitalin e Sarandës, duke krijuar momente paniku.
Rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



