Pavarësisht dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Këshilli bashkiak i Shkodrës konstituohet më 19 gusht

Pavarësisht dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Këshilli bashkiak i Shkodrës konstituohet më 19 gusht

Këshilli bashkiak i Shkodrës me shumicë socialiste do të konstituohet më 19 gusht. Lajmin e ka dhënë prefekti i qarkut, i cili thotë se konstituimi do të bëhet në ambientet e Rektoratit "Luigj Gurakuqi".

Këshilli i ri Bashkiak dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit është me shumicë socialiste. Këshilli do të konstituohet, pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës. Vendim ky që erdhi pas publikimit të dokumenteve nga PD ku drejtësia italiane në vitin 2003 e kishte dënuar me gjobë dhe dëbim nga shteti, për trafik droge.

Në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Ditë më parë, Valdrin Pjetri, bëri të ditur se heq dorë nga marrja e detyrës, duke shkruar se qyteti i Shkodrës nuk mund të mbetet peng i një individi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy