Berisha: S’ka ndryshuar qasja e Amerikës ndaj Kurtit. Kosova e përfaqësuar në vijë të parë nga Osmani

Berisha: S’ka ndryshuar qasja e Amerikës ndaj Kurtit. Kosova e përfaqësuar në vijë të parë nga Osmani

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës Anton Berisha tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se nuk ka ndonjë ndryshim të qasjes së SHBA-ve ndaj Albin Kurtit, duke shtuar se Kosova është përfaqësuar në vijë të parë nga Presidentja Osmani. Po ashtu Berisha theksoi se Uashingtoni i ka kërkuar Kurtit të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe befasuese, por të bashkërendojë veprimet me SHBA-të dhe BE-në.

Nuk ka ndonjë ndryshim për Kurtin në SHBA. Kosova në vijë të parë është e përfaqësuar prej Presidentes. Nuk presim ndryshim në qasje, politika amerikane është e qartë në objektiva dhe në mënyrën e veprimit, sepse çështja e Kosovës s’është vetëm e Kosovës, por është çështje për SHBA-të dhe çështje gjeopolitike dhe gjeostrategjike. SHBA-të nuk ndryshojnë qasje, janë shtetet e vogla që ndryshojnë qasje. Z.Kurti i është kërkuar që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe befasuese por të bashkërendojë veprimet me SHBA-të dhe BE-në dhe të jetë palë konstruktive në dialogun me Serbinë. Ne jemi sforcuar, sidomos qeveria e fundit e ka bërë diskurs kryesor Serbinë. Ne duhet të koncentrohemi sa më pak te Serbia, sepse s’ka asnjë gjasë që në një të ardhme të afërt të ndryshojë.

Çështja e sigurisë s’është në dorën e Osmanit dhe Kurtit, por në dorën e SHBA-ve dhe NATO-s që janë prezente aty. Nëse Serbia sulmon apo nuk sulmon varet prej qëndrimit amerikan dhe jo qëndrimit të Kurtit. E dyta temat jo të kota, por të dëmshme, janë çdo veprim jo demokratik në Veri të Kosovës dhe çdo veprim policor i pakoordinuar me partnerët. Çdo veprim i qeverisë për efekte elektorale është temë e kot sa i përket interesit shtetëror të Kosovës”.

Ai shtoi se që prej vitit 1999 kur kanë ndodhur bombardimi i NATO-s dhe deri më tani politika amerikane dhe gjithë presidentët e saj kanë qenë konseguentë dhe në vazhdimësi në favor të shtetit të Kosovës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy