Xhadat/ Po pimë ujë që nuk e dimë kur është ambalazhuar (VIDEO)

Xhadat/ Po pimë ujë që nuk e dimë kur është ambalazhuar (VIDEO)

Emisioni "Xhadat" këtë herë është ndalur te siguria e ujit të ambalazhuar që tregtohet në vendin tonë. Të gjitha shishet e ujit kanë diçka të përbashkët, mungesën e datës së prodhimit. Pra, shishet e ujit me ambalazh plastik nuk kanë datën kur ky ujë është hedhur brenda enës plastike, por kanë vetëm datën e skadencës së tij ose deri kur ky ujë duhet përdorur. Pjesa më e madhe e shisheve me ujë që “Xhadat„ blenë skadojnë pas dy vjetësh, në vitin 2025, teksa nuk dihet se kur ky ujë është hedhur në shishe plastike.

I pyetur në lidhje me mungesën e datës së prodhimit (ambalazhimit) në etiketën e produktit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se bazuar në ligjin për ushqimin “Në deklarimin e jetëgjatësisë minimale data paraprihet nga fjalët, të përdoret përpara ose të përdoret deri më ... „ Kjo nënkupton faktin se si tek uji, ashtu edhe tek ushqimet, nga ana e subjekteve, është e detyrueshme të vendoset vetëm data e skadencës.

Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Hasan Stafa, shprehet se vendosja e datës së prodhimit përcaktohet në ligjin për konsumatorin. Në rastin që kjo datë nuk është shënuar, sipas tij produkti është i dyshimtë dhe duhet analizuar. Sipas Stafës, nga prodhimi deri të shitja, duhet zbatuar një zinxhir i gjatë, dhe mosrespektimi i disa prej këtyre hallkave mund ta kthejë ujin e ambalazhuar në një produkt të rrezikshëm. Këtu është fjala për kushtet e transportit, ruajtjes dhe ambalazhimit.

“Xhadat„  iu drejtuan përsëri AKU-së, për të marrë një përgjigje lidhur me mungesën e datës së prodhimit (ambalazhimit) të ujit, kësaj here duke cituar ligjin për konsumatorin. AKU-ja në përgjigjen e dhënë u shpreh se nuk bën interpretim ligjor se cili ligj prevalon mbi tjetrin dhe për këtë arsye sygjeroi t’i drejtoheshim Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Kërkesën e “Xhadave„, Drejtoria e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë ia kishte deleguar Drejtorisë së Atikorrupsionit, e cila këtë përgjigje e kërkonte sërish nga AKU.  

Përveç mungesës së datës së prodhimit, një tjetër element që ngre dyshime mbi kontrollin e cilësisë së ujit nga ana e institucioneve, është dhe pjesa e analizave.

Analizat laboratorike të shisheve me ujë të blera nga gazetarët janë realizuar në vitet 2015-2018.

Nisur nga ky fakt “Xhadat„ iu drejtuan Institutit të Shëndetit Publik për ta pyetur në lidhje me analizat që kryen sa i takon cilësisë së ujit, por ISHP deklaroi se nuk ka asnjë kompetencë në lidhje me kryerjen e analizave të ujit, ndonëse në disa nga etiketat e ujit të ambalazhuar shkruhet se analizat janë kryer nga ky institucion.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy