Gruri ukrainas mbërrin në Turqi, rusët kërcënojnë me bombardim

Gruri ukrainas mbërrin në Turqi, rusët kërcënojnë me bombardim

Anija e dytë me grurë nga Ukraina ka mbërritur në Turqi mesditën e së dielës. Pavarësisht kërcënimeve ruse se do të bombardojnë këto anije që lundrojnë në Detin e Zi, ukrainasit po mundohen të gjejnë rrugë alternative për eksportin e grurit të tyre.

Mediat amerikane shkruajnë se Ukraina po teston një rrugë të re detare që shmang përdorimin e ujërave ndërkombëtare dhe ndjek ato të kontrolluara nga anëtarët e NATO-s, Bullgaria dhe Rumania, pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e eksportit të grurit.

Në përfundim të sesionit të OKB-së, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka refuzuar planin e paqes të propozuar nga Ukraina, si dhe propozimet e fundit të OKB-së për transportin e grurit.

Për të rregulluar marrëdhëniet e tensionuara me Poloninë fqinje, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski u dha çmime shtetërore dy vullnetarëve polakë për ndihmesën e tyre kundër pushtimit të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy