Aeroporti i Vlorës pritet të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm. Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku tha se ai do të funksionoj ndër të tjera edhe si akademi e aviacionit civil. Në vitin e parë të hapjes parashikohet që ky aeroport të presë 1 milion udhëtarë.



