Turqi, Erdogan braktiset nga një tjetër figurë e rëndësishme e partisë së tij

Turqi, Erdogan braktiset nga një tjetër figurë e rëndësishme e partisë së tij

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, njoftoi sot largimin nga partia në pushtet e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, AKP.  Davutoğlu  ka thënë se do të fillojë një "lëvizje të re politike".

Davutoğlu, dikur aleat i ngushtë i Erdoganit, tha se partia u është larguar vlerat e saj themelore dhe nuk ka më "aftësinë për t’u dhënë zgjidhje problemeve të vendit ". Ai shtoi se nuk mund të punojë nën "klikën" aktuale që kontrollon partinë.

"Është përgjegjësi historike dhe domosdoshmëri për të ndërtuar një lëvizje të re politike dhe për të ndërmarrë një rrugë të re", tha Davutoğlu, duke folur në një konferencë shtypi në Ankara. Ai dha dorëheqjen së bashku me disa deputetë të tjerë të AKP-së.

Dorëheqja e tij është një veprim i pritshëm, pasi kohët e fundit është folu për përjashtimin e tij nga partia, pasi ndaj tij kishte filluar një veprim disiplinor.

Davutoğlu ka mbajtur fillimisht detyrën e këshilltarit për politikën e jashtme të presidentit Erdogan, para se të bëhej ministër i Jashtëm në vitin 2009. Në vitin 2014, kur Erdogan u zhvendos në presidencë, Davutoğlu e pasoi në detyrën e kryeministrit. Ai pati mosmarrëveshje me ish-aleatin e tij dhe u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër dhe drejtues i AKP-së në vitin 2016.

Në muajt e fundit, ai i ka shprehur hapur kritikat ndaj AKP-së, veçanërisht pasi vendimit të qeverisë për të anuluar zgjedhjet për kryetar bashkie të Stambollit - të cilat AKP e Erdoganit i humbi - në fillim të këtij viti.

Davutoğlu është i dyti anëtar i lartë i AKP-së që jep dorëheqjen këtë vit. Ish-ministri i Ekonomisë, Ali Babacan, u largua nga partia në korrik. / Politico.eu / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy