Vettingu, 84 kandidatë kanë plotësuar kriteret për aplikimet në KLGJ dhe KLP

Vettingu, 84 kandidatë kanë plotësuar kriteret për aplikimet në KLGJ dhe KLP

Ka përfunduar puna për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 103 kandidatë aplikantë, për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. 

Përmes një deklarate për shtyp, avokati i Popullit, Igli Totozani, njoftoi se kalojnë 84 kandidatë.

Për 27 vendet në organet e vetting-ut kishin aplikuar 193 kandidatë. Totozani deklaroi se listat e kandidatëve mund të gjenden në faqen e Avokatit të Popullit.

"Aktualisht i kemi dorëzuar ONM-së: Listën me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale; Listën e kandidatëve, që NUK i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit; Procesverbalin e dorëzimit të dosjeve; Letrën përcjellëse të dokumentacionit drejtuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit te ONM-së. Sikundër edhe herën e parë, edhe në këtë fazë puna e ekspertëve të institucionit u realizua me korrektesë dhe përkushtim.

Gjatë ditëve të pranimit të dokumentacionit ata kontaktuan me e-maile të personalizuar, si dhe në telefon me 164 aplikantët, që nuk plotësuan kriteret formale gjatë fazës së parë, duke i vënë në dijeni, në mënyrë të detajuar për dokumentacionin që u mungonte. Gjithashtu, kandidatët janë asistuar gjatë gjithë kohës, për dorëzimin e dokumentacionit të duhur.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë dhe shumë të sinqertë për ndihmën dhe mbështetjen e ekspertëve të ONM-së,  të  cilët kanë punuar me profesionalizëm dhe korrektesë të jashtëzakonshme, duke përmbyllur me sukses të plotë, këtë punë voluminoze dhe tejet të rëndësishme për të gjithë ne", tha Totozani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy