Takimi i Ramës në Athinë/ Kalemaj: Fjalimi i kryeministrit pati elementë provokues, synonin të tërhiqnin vëmendjen e shtetit helen (VIDEO)

Takimi i Ramës në Athinë/ Kalemaj: Fjalimi i kryeministrit pati elementë provokues, synonin të tërhiqnin vëmendjen e shtetit helen (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN LIVE se në fjalimin që Rama mbajti para shqiptarëve në Greqi pati nuanca provokuese dhe elementë që synonin të tërhiqnin vëmendje politike dhe mediatike nga shtetit helen. Duke vijuar më tej, Kalemaj theksoi se në nivele të larta të politikbërjes, kjo gjë nuk u arrit, pasi për situatën reagoi vetëm ministri i Shtetit në Greqi.

Nuk është problem për të mbushur me 5 mijë veta një sallë, se nuk e dimë si mendojnë 500 mijë shqiptarët e tjerë të Greqisë që janë aty. D.m.th a kanë këtë lloj entuziazmi për Ramën apo jo?

Çdo emigrant ka entuziazëm për vendin e tij, do ta shohë vendin e tij më mirë. Një pjesë e tyre kanë ikur 30 e ca vite më parë, kur këtu ishte një skamje e madhe. Natyrisht ata e prekin, ata vijnë për Pashkë, për Vit të Ri. E prekin progresin se do të ndodhte me çdo lloj qeverie.

Problemi është a është ky entuziazëm politik për Ramën që përfaqëson 500 mijë shqiptarët që rrinë në Greqi, apo është një show për të mobilizuar, për të luajtur me kartën patriotike dhe për të provokuar më tepër palën greke mendoj unë. Pati nuanca. Pati nuanca dhe fjalimi i Ramës.

Pati shumë elementë, disa portale greke ishin marrë me Laskarina Bubulinën, atë përmendjen e Kryqit të Bardhë. Pati elementë që synonin të tërhiqnin vëmendje politike, mediatike nga shteti helen, nuk ndodhi. Ndodhi shumë pak. Në nivele mediatike pati, por në nivele të larta të politikbërjes vetëm ministri i Shtetit të Greqisë doli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy