
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në një autostradë të Kinës, ku një makinë me gaz, ka shpërthyer në flakë, duke i përhapurt flakët në të gjithë rrugën.
Edhe pse dy persona kanë pësuar djegie të rënda dhe gjashtë tjerë më të lehta, mund të thuhet lirisht se ishin njerëzit më me fat pasi kanë mundur të përfundojnë të vdekur, duke marrë parasysh faktin se sa i madh ishte zjarri.
Në video shihet një veturë që përfshihet nga flakët dhe më pas e gjithë rruga u mbulua nga zjarri duke krijuar një mur që në pamje të parë dukej si në filmat aksion.
Ngjarja e pazakontë është filmuar gjatë të dielës në një autostradë në provincën kineze Hebei afër Pekinit.
Pasagjerët në makinë e filmuar, duke përfshirë edhe fëmijë e vegjël, janë dëgjuar duke ulëritur nga frika e aksidentit.



