Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta takoi sot në Himarë, babain e Fredi Belerit, të cilin e konsideron të burgosur politik.
Në një mesazh në rrjetet sociale Meta tha se të hënën do kërkojë të vizitojë nga afër Fredi Belerin.
Sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të burgosurit politik, Fredi Beleri, i cili u rrëmbye nga regjimi pikërisht për t'u rrëmbyer pronat himariotëve!
Ditën e hënë do të kërkoj zyrtarisht që ta vizitoj nga afër të rrëmbyerin politik.
Himara dhe himariotët trima dhe patriotë kanë ditur gjithmonë t'u tregojnë vendin pushtuesve dhe zaptuesve!”



