Një dozë e 4-të rrit antitrupat, por nuk parandalon infektimin nga Omicron

Një dozë e 4-të rrit antitrupat, por nuk parandalon infektimin nga Omicron

Një vaksinë e katërt antiCovid rrit antitrupat në nivele edhe më të larta se vaksina e tretë, por nuk mjafton për të parandaluar infeksionet Omicron, sipas një studimi paraprak në Izrael.

Qendra Mjekësore Sheba e Izraelit ka dhënë injeksione të dyta përforcuese në një provë mes stafit të saj dhe po studion efektin e përforcuesit Pfizer në 154 persona pas dy javësh dhe përforcuesin Moderna në 120 persona pas një jave, tha Gili Regev-Yochay, drejtoreshë e Njësia e Sëmundjeve Infektive.

Këto u krahasuan me një grup kontrolli që nuk mori dozën e katërt. Ata në grupin Moderna kishin marrë më parë tre injeksione të vaksinës Pfizer, tha spitali.

Vaksinat çuan në një rritje të numrit të antitrupave "madje pak më të lartë se sa kishim pas dozës së tretë", tha Regev-Yochay.

"Megjithatë, kjo ndoshta nuk është e mjaftueshme për Omicron," u tha ajo gazetarëve. "Ne e dimë tani se niveli i antitrupave të nevojshëm për t'u mbrojtur dhe për të mos u infektuar nga Omicron është ndoshta shumë i lartë për vaksinën, edhe nëse është një vaksinë e mirë."

Gjetjet, për të cilat spitali tha se ishin të parat e këtij lloji në botë, ishin paraprake dhe nuk janë publikuar ende.

Izraeli ishte vendi më i shpejtë për të futur vaksinat fillestare kundër COVID-19 një vit më parë dhe muajin e kaluar filloi të ofronte një vaksinë të katërt, ose një përforcues të dytë, për grupet më të cenueshme dhe me rrezik të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy