Një aktivitet u mbajt sot në Maliq për ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.
Marshimi u mbajt në rrugët kryesore të qytetit dhe për rreth 1 orë, ku fëmijët kanë marshuar me shkrimin në duar “Na Mbroni”
Ky aktivitet u mundësua nga Misioni Emanuel në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe gjimnazin "Skënderbeu".
20 nëntori njihet si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve ndaj dhe nesër priten aktivitete të tjera edhe në bashkinë e Korçës.
Kjo vjen gjithashtu një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku 14 vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.



