Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Zgurit, Vasili: Është tymnajë e qëllimshme

Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Zgurit, Vasili: Është tymnajë e qëllimshme

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e konsideron kërkesën e PS-së për shkarkimin e kreut të KQZ-së, një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga çështje madhore që sipas tij rëndojnë mbi qytetarët. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Vasili tha se emri i kreut të KQZ-së nuk është problem kryesor i momentit në vend.

“Kryetari i KQZ ka as më shumë se një votë. Gjithë tymnajat për të hequr vëmendjen nga çështje të tjera, nga trafiku i heroinës, nga një Shqipëri që ngarkon fëmijët me gurë në krah, që kryeministri pati patrupësinë ta mohojë.

Çfarë do numërojë kryetari i KQZ-së në këto kushte? Sistemi është bërë pis deri në themel. Sot Ponc Pilati po lan duart nga ish-ministri. Këto janë pyetjet e mëdha. Ky është momenti i ndarjes mes të mirës dhe të keqes. Këtë ndarje nuk e bën dot çështje si ajo e kreut të KQZ”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy