Haxhimali: Ligji për ndarjen në katër rajone ua ndërlikon punën bashkive (VIDEO)

Haxhimali: Ligji për ndarjen në katër rajone ua ndërlikon punën bashkive (VIDEO)

Ndarja e re territoriale me 61 bashki e miratuar në vitin 2014, me synim decentralizimin dhe uljen e kostove të larta të bashkive, nuk ka dhënë efektet e parashikuara në ligj.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali, thotë se reforma u deformua që në origjinë.

Reforma është e mirëpritur për të përmirësuar shërbimet për qytetarët, por është deformuar në origjinë. Klasa politike e bëri pa proces konsultimi, pa u dhënë njerëzve mundësinë të bëhen pjesë e procesit. Reforma të tilla quhen reforma madhore”, tha ai.

Kjo ndarje sipas tij, ka përcaktuar edhe orientimin e investimeve pas konfigurimit të pushtetit vendor në 2017.  

Në vitin 2017, konfigurimi i pushtetit vendor pas reformës ishte i tillë. PS kishte shumicën e bashkive, opozita kishte 27-28.  Në vitin 2017, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve ka ndarë fonde, 93% i kanë përfituar bashkitë e majta, 7 bashkitë e djathta. Kjo tregon diskriminimin e ndodhur. Komiteti ka qenë i kontrolluar politikisht dhe investimet shkonin sipas interesave të deputetëve dhe kryeministrit”, tha ai.

Haxhimali tha se reforma i ka shtuar shpenzimet për administratën.

Sipas raportit të financave vendore, sot 70% e buxhetit të bashkive shkon për paga, sigurime dhe 30% vetëm për investime. Nuk është realizuar ajo që u propagandua. Para reformës kishte rreth 23 mijë punonjës, sot ka 34 mijë në të 61 bashkitë. Nuk mund të bëhen shkurtime operative kur kemi rritur numrin e punonjësve. Janë shpenzime të mëdha”, tha ai.

Ligjin për ndarjen administrative në katër rajone, ai e cilëson joefektiv.

Nuk është praktik, nuk i shërben institucionit të bashkisë, vetëm ia ndërlikon punën”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy