“Streha” e prostitucionit pranë Universitetit Elbasan, arrestohen 4 të huaja/ Shitej kokainë dhe kanabis

“Streha” e prostitucionit pranë Universitetit Elbasan, arrestohen 4 të huaja/ Shitej kokainë dhe kanabis

Policia e Elbasanit del me deklaratë lidhur me operacionin e koduar “Streha”, gjatë të cilit u zbulua një objekt 3-katësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, ku ushtrohej prostitucion dhe shitej lëndë narkotike kokainë dhe kanabis sativa.

 

Gjatë ndërhyrjes në objekt, u arrestuan në flagrancë shtetaset e huaja, B. M., 35 vjeçe, D. G., 27 vjeçe, L. M., 25 vjeçe dhe J. B., 33 vjeçe.

 

Nga hetimi rezultoi se ato ushtronin prostitucion në objektin tre katesh pranë Universietetit “Aleksandër Xhuvani”, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

 

Gjithashtu, nga hetimi u identifikua organizatori i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi A. T., 56 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, policia vijon punën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy