Një aksident u regjistrua rreth orës 1:00 të se djelës ku një mjet është përplasur fillimisht me pemën e më pas është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz pasi një i ri që ishte drejtues i mjetit ka dalë nga makina pa marrë dëmtime. Dyshohet se ky i fundit mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.



