“Shqipëria hetoi më pak krime”, DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore

“Shqipëria hetoi më pak krime”, DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore në mbarë botën.

Gjatë publikimit të tij, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se dokumenti ofron vlerësimin më gjithëpërfshirës rreth fenomenit si dhe përpjekjeve të qeverive për ta luftuar atë.

Ai shtoi se duke matur përparimin e shënuar në 188 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni synon zbatimin e angazhimit të Presidentit Biden për të parandaluar trafikimin, për të ndjekur penalisht autorët e këtij krimi, si dhe mbrojtjen e viktimave të tij.

Drupal Ad

 

 

 

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale.

Në nivelin e dytë hyjnë ato vende, përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale, por që qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për ta arritur një gjë të tillë.

Në nivelin e tretë futen vendet përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale dhe që qeveritë nuk bëjnë përpjekje në këtë drejtim.

Shqipëria renditen këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, në kategorinë e vendeve të nivelit të dytë.

Në raport thuhet se qeveria shqiptare ka dëshmuar përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me një vit më parë.

Përpjekjet përfshinin hetimin e trafikantëve të seksit, identifikimin e një numri më të madh viktimash të mundshme në bashkëpunim me organizatat joqeveritare si dhe ofrimin e shërbimeve për më shumë viktima.

Por në raport shtohet se megjithatë qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe.

Qeveria hetoi në mënyrë të qartë më pak krime që lidhen me trafikimin, ndoqi penalisht më pak të dyshuar si dhe nuk dënoi asnjë trafikant për të dytin vit me radhë. Po kështu kostatohet se policia dhe prokurorët e rretheve nuk kanë përvojën dhe specializimin e duhur për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e trafikimit dhe se autorët e dyshuar janë dënuar për krime më të vogla, si “shfrytëzim prostitucioni”, në vend të trafikimit. Qeveria nuk ka kontrolluar vazhdimisht atë pjesë të komunitetit që potencialisht mund të jetë viktimë e trafikut si emigrantët, azilkërkuesit, komunitetet rome dhe egjiptian, si dhe fëmijët.

Sa i përket hetimit penal, në raport thuhet se një pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar trafikimin kanë shënuar rënie. Kodi penal parashikonin dënime nga tetë deri në 15 vjet burg për veprën penale të trafikimi që përfshin një viktimë të rritur dhe 10 deri në 20 vjet, kur viktima është fëmijë.

Në raport thuhet se Policia e Shtetit hetoi 26 raste, krahasuar me 85 raste në vitin 2022. Zyra e prokurorit të përgjithshëm ndoqi penalisht tetë raste të reja (shtatë për trafikim seksual dhe një për një formë të papërcaktuar trafikimi), krahasuar me 17 raste të reja në 2022. Po kështu vijoi të ndiqte penalisht 42 raste të nisura në vitet e mëparshme.

Më vete, Struktura e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi një hetim të ri (dy në vitin 2022) dhe vazhdoi ndjekjen penale të dy rasteve të nisura në periudhat e raportuara.

Por në raport konstatohet se gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant për të dytin vit radhazi, krahasuar me 11 dënime në 2021.

Në vitet e kaluara, gjyqtarët dënuan disa trafikantë me dënime të buta, të tilla si dënimi me kusht, që reduktoi përpjekjet për t’i mbajtur trafikantët përgjegjës, dobësoi mekanizmat parandalues dhe krijoi shqetësime lidhur me sigurinë tek viktimat.

Në raport thuhet se qeveria nuk njoftoi ndonjë hetim të ri, ndjekje penale, apo dënim të punonjësve të qeverisë bashkëpunëtorë në krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, duke shtuar se korrupsioni dhe bashkëpunimi i zyrtarëve, në krimet e trafikimit vazhdon të jetë shqetësim.

Raporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen penale me forcë të krimeve të trafikimit si dhe dënimin e trafikantëve duke përfshirë zyrtarët bashkëpunëtorë.

Po kështu kërkohen dënime të konsiderueshme me burgim për autorët dhe trajnim i gjyqtarëve në të gjitha nivelet për të marrë parasysh ashpërsinë e trafikimit gjatë dhënies së dënimeve. Po kështu kërkohet që të ketë policisë dhe prokurorëve të specializuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto vepra penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy