Takat të detyrueshme në vendin e punës, rritet vala e protestës në Japoni

Takat të detyrueshme në vendin e punës, rritet vala e protestës në Japoni

Lëvizja #KuToo vazhdon të rritet në Japoni pas peticionit të paraqitur në qeveri kundër praktikës që detyron gratë të veshin këpucë me taka në vendin e punës.

Nisma u iniciua nga aktorja dhe shkrimtarja Yumi Ishikawa dhe tashmë ka mbledhur gati 20 mijë firma, duke u bërë virale në rrjetet sociale brenda pak ditësh.

Lëvizja huazon termin “kutsu” që në japonisht do të thotë këpucë. Ishikawa thotë se e kuptoi menjëherë se kishte krijuar trazira në rrjet përmes një postimi në Twitter, kur rrëfeu përvojën e saj personale, pasi u detyrua të vishte taka të larta gjatë një pune me kohë të pjesshme në një shtëpi funerali.

Dokumenti i paraqitur në Ministrinë e Punës flet hapur për diskriminimin gjinor. Në të përshkruhen vuajtjet që përjetojnë gratë kur duhet të veshin këpucë me taka të larta, duke përfshirë inflamacionin e gishtit të madh të këmbës.

Ministri i Punës Takumi Nemoto, duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës gjatë një interpelance parlamentare, tha se: “Është e pranuar përgjithësisht nga shoqëria që gratë duhet të veshin këpucë me taka të larta dhe kjo konsiderohet një praktikë e nevojshme dhe e përshtatshme në vendin e punës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy