Dasma që tërboi të varfrit, politikani shpenzon 74 milionë dollarë për ceremoninë e të bijës (FOTO)

Dasma që tërboi të varfrit, politikani shpenzon 74 milionë dollarë për ceremoninë e të bijës (FOTO)

Një politikan i një vendi të varfër, që i derdh paratë lumë për dasmën e të bijës.

Ceremonia me një kosto prej 74 milionë dollarësh i ka lënë të gjithë pa mend, por njëkohësisht ka shkaktuar edhe zemërim të madh në Indi.

Ish-ministri i Shtetit, Gali Janardhana Reddy, ka organizuar një dasmë, ku nuk kanë munguar aksesorët e florinjtë dhe performancat e yjeve të Bollivudit për 5 ditë me radhë.

Nusja është shfaqur para dasmorëve me disa fustane shumë të kushtueshme, ndërsa dhëndir ka mbërritur i shoqëruar nga 5 kuaj të bardhë.

Një dasmë e tillë ka shkaktuar zemërim pasi vjen pikërisht në momentin kur në vend është lëshuar një urdhër që ndalon indianët të mbajnë më shumë se 1000 rupi kesh me vete. Kjo ka dëmtuar më shumë shtresën e varfër dhe tregtarët.

Ndërsa ish-ministri Reddy ka thënë se I kishte bërë të gjitha pagesat e dasmës në momentin kur ka nisur organizimi, para se të vendosjes kufizimi i mbajtjes së parave kesh.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy