Rama takon kryeministrin Orbán: Hungaria mbështetëse e palëkundur për integrimin e Shqipërisë

Rama takon kryeministrin Orbán: Hungaria mbështetëse e palëkundur për integrimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, u prit sot në një takim nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë e cilësoi një ditë të veçantë, ndërsa zbuloi se u diskutua në veçanti për ecurinë e intergimit evropian të Shqipërisë.

 “Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama.

 Kryeministri, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Budapest, do të kthehet në Shqipëri të mërkurën, datë kur Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy