
Nesër në kuvend pritet të miratohet buxheti 2025 në një seancë maratonë, ku ndër sektorët më pak të financuar mbetet sërish bujqësia, shëndetësia, si dhe pensionistët. Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se 60% i fokusuar në infrastrukturë dhe rritja e pagave të administratës,
Ai tha se qeveria është mbajtur nga kontributet fiskale të bizneseve, teksa theksoi se janë rritur kostot dhe në tregun e punës.
Sipas tij buxheti duhet të ishte dhe në mbështetje të biznesit sepse kjo qeveri është duke i shtyrë bizneset drejt informalitetit.
Buxheti vazhdon të ndjekë rrugëtimin e viteve të kaluara duke i mëshuar programit që nuk përkon me kërkesat dhe atë që kërkon zhvillimi i ekonomisë.
Buxheti me 60% të tij i përkushtohet punimeve të infrastrukturës dhe për të rritur pagat e administratës dhe vetëm një pjesë e vogël e buxhetit shkon për sfida të tjera sociale. Sa i përket rishpërndarjes në bujqësi shëndetësi etj janë të tilla që nuk mjaftojnë edhe për të mbijetuar në vitin që po hyjmë dhe jo për ti mbështetur.
Sektori i prodhimit vazhdon të mbetet i anashkaluar dhe buxheti në vetvete në kohë të tilla krizash jep efekte sepse e var ekonominë në tregjet e huaja dhe nuk fokusohet te prodhimi vendas, kjo ka ulur peshën e eksporteve me 2% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo duket sikur po mbron importet në mënyrën më të hapur të mundshme.
E gjithë logjika sa i përket se si duhen mbështetur nga buxheti në fakt nuk është vetëm buxheti ai që përfaqëson mbështetjen por ka në dorë që përmes politikës së rishpërndarjes që në ato sektorë që duhen përkrahur të ecin përpara dhe mbajnë një peshë për ekonominë siç është bujqësia apo fasoneria, të cilat mund të mos konsiderohen sektorë me shumë të ardhura por qeveria është mbajtur nga kontributet fiskale të bizneseve.
Jemi në momentet, që vështirësia zgjidhet duke adresuar problematikat dhe një prej tyre janë kostot e rritura, tjetra është tregu i punës që ka rritur kostot. Një treg i mbyllur do shumë kohë të aktivizohet dhe nga ana tjetër humbet atë që kishte prioritet sektori duke na kthyer pas në kohë dhe kjo është dëm jo vetëm për bizneset dhe ekonominë, por për të gjithë vendin.
Prandaj duhet të ribëhen politikat mbështetëse. Lufta ndaj infiormalitetit nga ana tjetër duhet të ishte një politikë tashmë e ezauruar, pra të gjithë këta që do ikin nga kjo ekonomi do shkojnë te formalja se diku do punojnë.
Sa i përket sigurimeve shoqërore dhe indeksimi i pensioneve Gjokutaj tha se pensionistët janë shtresa më e varfër e shoqërisë prej disa vitesh dhe sipas tij kjo skemë për ta duhet të ishte rishikuar.
Mendoj se ajo që u alokua nga buxheti qoftë në formë indeksimi nuk e përballon dot atë që qeveria se ka deklaruar ende. Pensionistët prej disa vitesh janë shtresa më e varfër e shoqërisë por nuk janë të vetëm ata.
Natyrisht dhe politikat që janë bërë ndër këto vite për rritjen e pagave minimale të pa konsultuara me sindikatat dhe në momentin që tregu është ngushtuar, ndërhyrjet që qeveria bënë, për shkak të korrupsionit dhe taksat vendore kanë pasur ndikimin e vetë dhe të gjitha këto shkaktojnë kosto te biznesi.
Pensionistët në buxhetin 2025 nuk po marrin për të jetuar atë që të paktën quhet i varfër dhe jo për të siguruar një jetesë normale.



