
Të dielën do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në vendin tonë, ku do të votohet në gjashtë bashki. Gjatë ditës së shtunë ka përfunduar edhe shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit, ndërsa kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha në një intervistë për MCN se gjatë procesit nuk është raportuar asnjë problematike.
Intervista e plotë:
I bën pyetjen Anduena: A është gjithçka gati z. Celibashi?
Në fakt jemi në fazën përmbyllëse për shpërndarjen e bazës materiale. Ka përfunduar shpërndarja nga KQA dhe KZAZ janë duke i shpërndarë në qendrat e votimit. Në KQZ nuk është raportuar asnjë problematikë. KQZ i ka marrë të gjitha masat por vlen të themi që puna konsiderohet e përfunduar. Duhet të themi që nga pikëpamja e logjistikës zgjedhore KQZ i ka marrë të gjitha masat, por vlen të themi që puna konsiderohet e mbyllur kur të shkojë e gjithë baza në qendrat e votimit.
A i ka verifikuar KQZ pasqyrimet e ndryshimeve në regjistrin e partive politike mbi organet drejtuese të PD, nëse figurojnë në këtë regjistër të zgjedhurit për organet drejtuese të vitit 2017 apo ato të korrikut 2021 ,janë dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për regjistrim në dhjetor 2021. A janë ende të pakonfirmuara nga kjo gjykatë dhe të paregjistruar?
Në një lloj mënyre KQZ gjatë procesit të regjistrimit ka kërkuar nga gjykata e Tiranës një vërtetim të situatës aktuale të organeve drejtuese dhe KQZ gjatë procesit të regjistrimit kërkon vetëm një vërtetim në lidhje me situatën aktuale të organeve drejtuese apo përbërëse të një partie politike, KQZ nuk ka asnjë lloj tagri për të hetuar më thellë.
Por normal që nuk mund ta ketë sepse Gjykata nuk mund të kontestohet. Vlen që të thuhet se duhet koha mënyra se si partitë politike depozitojnë në gjykatë ndryshimet e tyre por kjo është proces i reformës zgjedhore.
Partia demokratike nuk ka regjistruar ende ndryshimet e zgjedhjeve të vitit 2021 për Organet drejtuese dhe ndryshimet statutore si subjekt politik. Në bazë të këtij ligji nuk mund të kryejë veprimtari politike pa kryer këto ndryshime. A mendoni se keni legjitimuar vetëm kryetarin dhe jo subjektin politik për këto zgjedhje të pjesshme vendore?
Legjitimiteti i një force politike mbaron me atë se çfarë gjykata i prezanton KQZ. Gjykata e Tiranës i ka dhënë KQZ të drejtën të vendosë ashtu sikurse ka vendosur të regjistrojë në këto zgjedhje subjektet politike.



