
Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, në një intervistë për edicionin e lajmeve në "MCN TV", e cilësoi arrestimin dhe akuzat ndaj ish-drejtoreshës sw SHISH, Vlora Hysenin si një cenim të rëndë të sigurisë kombëtare dhe e ndau situatën në tre komponentë kryesorë: juridik, institucional dhe pasojat për sigurinë.
Sipas tij, kjo është një ngjarje e rëndë e ndërtuar "mes krimit, pasionit dhe informacionit".
Është një ngjarje në ndikim të parë në çështje të sigurisë kombëtare. Unë e cilësoj si një ngjarje që ka ndikim e saj në çështje sigurie kombëtare.
Mund ta ndajmë në tre komponentë: juridik, institucional dhe pasojat për sigurinë.
Momenti juridik u tejkalua, se sot u vlerësua masa e sigurisë, por dihet që ajo mund të jetë zgjidhur ndryshe, mund t'i ishte hequr dorëheqja.
Kjo është ngjarje mes krimit, pasionit dhe informacionit.
Në këtë këndvështrim, krahas hetimit penal, të bëhet edhe një hetim i brendshëm për të parë nivelin e informacionit, nivelin e klasifikimit të informacioneve që janë shkelur, dhe niveli i informacioneve që është shkelur dhe dekonspiruar, se kjo do të jepte mundësinë të bëheshin riparimet e nevojshme.
Duhet që të bëhet sa më shpejt emërimi i titullarit. Dhe faza e tretë është rikthimi që kushdo që të jetë, është lëkundur besimi i shërbimeve partnere ndaj partnerëve ndërkombëtarë.
Shala ngriti alarmin se përveç hetimit penal nga SPAK, është jetike që brenda SHISH-it të nisë urgjentisht një hetim i brendshëm administrativ dhe disiplinor për të vlerësuar dëmin dhe për të kuptuar se cilat struktura i përgatitën informacionet sekrete që rrodhën jashtë.
Hetimi i brendshëm duhet të përcaktojë nivelin e informacioneve të konsumuara.
Agasi ka përfituar nga niveli i cekët intelektual i njerëzve që ka takuar. Ai e ka përdorur zyrën e tij si zyrë rekrutimi, një zyrë ku ai i mblidhte informacionet për interesat e tij kriminal.
Rasti i Vlora Hysenit nuk përfshihet me rastin e AKSHI-t, krahasuar me Vlorën është një pamje tjetër, këtu mund të dalin persona të tjerë, këtu do të ketë struktura që i janë bërë gati informacionet shefes së SHISH-it, prandaj thashë se përveç hetimit penal duhet bërë hetimi disiplinor i përfaqësuesve të institucioneve.



