Kreu i PD-së, Basha, akuzoi kryeministrin Rama se po i detyron njerëzit të lënë vendin, çka sipas tij po i detyron autoritetet europiane të vënë në pikëpyetje çështjen e lëvizjes së lirë për Shqipërinë.
“25 të rinj u kthyen pasi ishin nisur drejt Gjermanisë. Ndoshta nuk kishin plan të qëndronin atje, por i kthyen në Shqipëri të martën. Nuk nxitova ta bëj përshëndetje mëngjesi, as t’ua shpërndaj mediave. Sepse është një realitet që po përsëritet shpesh. Ne i hoqëm vizat shtatë vjet më parë, ti po i kthen”, tha Basha. Kreu i PD-së u bëri thirrje socialistëve të mos e ndjekin strategjinë e Ramës.
Ndërkohë në replikën e tij, kreu i qeverisë i kujtoi Bashës takimin e 18 majit.
“Mu kujtua sa shumë i thirre që të ngriheshin kur ishe në çadër poshtë dritares time dhe pastaj erdhe u ule me mua. Prapë do të vish dhe unë do të pres, sepse jam i bindur se vetëm nga e ulura jonë bashkë mund të bëhet më mirë për këta njerëz”, tha Rama.



