Elementët që ndikojnë në vetëvrasje

Elementët që ndikojnë në vetëvrasje

Duke marrë shkas nga vrasjet dhe vetëvrasjet e ditëve të fundit në vendin tonë, mjeku psikiatër Neli Demi tha se janë ngjarje multidimensionale që kanë rrënjët shumë thellë në historinë e personit dhe vetëvrasja është akti final.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Demi tha se elementët që ndikojnë në vetëvrasje varen edhe nga kultura dhe zakonet e secilit vend.

“Një person që mendon për vetëvrasje, ose e planifikon, apo bën tentative për ta kryer atë nuk e bën një person të dobët apo të fortë. Mendoj që vetëvrasja është një ngjarje multidimensionale dhe ka rrënjë të thella shumë më shumë se momenti i kryerjes së vrasjes. Po të kërkosh në historinë e tij do gjesh element të rëndësishëm për problematikën. Në shoqëritë më të zhvilluara numri i vetëvrasjeve është më i lartë. Ka element të ndryshëm që ndikojnë, në vendet skandinave ka një individualitet të theksuar, në vendet balltike zakonet sociale si konsumi i alkoolit dhe vetëvrasja shkojnë paralel me njëra tjetrën dhe furnizojnë njëra-tjetrën. Nuk mendoj se vetëvrasjet kanë specifikë shqiptare por në një predominancë kulturore të ndryshuar dhe kjo bën të mundur fenomenin e enës me presion që mbyllja mund të sjellë plasjen e tyre”, tha Demi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy